Categories Lajme

Premtimi i Bashës për kuksianët: Kur të vij në pushtet do heq taksën e rrugës

Edhe pse nga mazhoranca deri tani nuk ka pasur asnjë sinjal pozitiv, Basha vijon të këmbënguli me kërkesën e tij për zgjedhje të parakohshme. Për më tepër, dy ditë më parë, kreu i grupit të PS-së Balla tha se zgjedhjet e parakohshme nuk do të ketë dhe se vendi do të shkojë në zgjedhje në 2021.

Edhe njëherë sot, Basha nga Kukësi, i ka bërë thirrje Ramës që të përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Madje, ai u premtoi kuksianëve se kur të vijë PD-ja në pushtet do të heqë taksën e rrugës së kombit.

“Rama të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme dhe t’i lërë të lirë qytetarët që të zgjedhin. Jo vetëm PD-ja, por e gjithë Shqipëria i ka borxh Kukësit. Është qyteti më i diskriminuar, por është vendi që i jep dritën jeshile, prodhon të gjithë energjinë e Shqipërisë. Asnjë tra, asnjë pengesë nuk do të ketë. Do të keni vetëm lehtësira dhe mundësi, por në fillim duhet të fitojmë betejën që sapo ka nisur.

Mos u largoni drejt Anglisë, atë që do të zbrazë Shqipërisë do ta qërojmë. Nuk do ta lejojmë Shqipërinë që të zbrazet nga ky brez i mrekullueshëm. Edhe çështjen e universitetit do ta kemi në plan, ashtu si dhe në zonat e tjera ku janë mbyllur universitetet”, tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME