Categories Sport

Presidenti i PSG-së mund të futet prapa hekurave

Prokurori zviceran ka kërkuar 28 muaj burg për Nasser Al-Khelaifi, president i PSG dhe beIN Sports, për pretendimin e korrupsionit të Jerome Valcke, ish sekretarit të përgjithshëm të FIFA, në një përpjekje për të marrë më lehtë koncesionin e të drejtave televizive të Kupës së Botës dhe Kupa e Konfederatave. Tre vjet burg është kërkesa për vetë Valcke.

Këto janë dy dënimet e para me burg të kërkuara në tokën evropiane pas hetimeve në skandalet e shumta që kanë pllakosur futbollin botëror në vitet e fundit Valcke akuzohet se kishte kërkuar ndihmën e Nasser al-Khelaifi në verën e vitit 2003 për të blerë një vilë luksoze në Sardenjë, ashtu si beIN po negocionte zgjatjen e të drejtave të tij në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme për Kupën e Botës 2026 dhe 2030.

L’Equipe e raporton se Al-Khelaifi e kishte blerë shtëpinë për 5 milion euro, përmes një kompanie të shitur pothuajse menjëherë tek vëllai i një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, përpara se t’ia vinte në dispozicion Valcke. Të dy të akuzuarit, nga ana e tyre iu referuan një marrëveshjeje “private”, të palidhur me kontratën e lidhur nga beIN me FIFA në prill 2014, në kushtet e paraqitura nga mbrojtja si “shumë të favorshme”. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME