Categories Sport

Skandali i Suarez në testin e gjuhës italiane, futet edhe Juventus

Në fillim u duk se ishte jashtë skandalit, por në të vërtetë pozicioni i Juventus në çështjen “Suarez” mund të kompromentohet seriozisht. Sulmuesi uruguajan akuzohet se falsifikoi testin e gjuhës, që do t’i hapte rrugën pajisjes së tij me pasaportën italiane dhe transferimit te kampionët e Serie A. Sipas “Corriere Della Sera” ekzistojnë disa biseda telefonike të regjistruara nga Guardia Di Finanza, që kishte nisur më herët hetimet për Universitetin e Perugia.

Duke qëndruar në atë që raporton e përditëshmja përtej Adriatikut, në këto përgjime del një tjetër rol i klubit bardhezi në këtë çështje. Avokatia që përfaqëson Juventusin, Maria Turco ka ndërhyrë te drejtori i përgjithshëm i Universitetit për të afruar datën e provimit të Luis Suarez nga data 22 e parashikuar në 17 shtator.

E gjithë kjo ka ndodhur me premtimin e avokates se do të afronte lojtarë të tjerë me Universitetin për të bërë testin e gjuhës italiane. Hetuesit kanë në dorë edhe videon gjatë testimit të Luis Suarez, i cili dyshohet se ka marrë më parë pyetjet. Ndërkohë edhe prokurori sportiv në Federatën e Futbollit ka nisur një hetim paralel për “falsifikim” të provimit për të marrë pasaportën italiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME