Categories Sport

Presidenti i UEFA-s: Kam parë shumëçka në jetë, por jo njerëz si Agnelli

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, i ka kritikuar ashpër patronin e Juventusit, Andrea Agnelli, si dhe shefin e Manchester United, Ed Woodward, duke i quajtur gënjeshtarë dhe tinëzarë. Juventusi i Agnellit dhe Unitedi i Woodwardit janë në mesin e 12 klubeve të mëdha evropiane që e krijuan një Superligë Evropiane të dielën.

Superliga do të jetë garë e mbyllur dhe do t’i japë fund garës më të famshme evropiane për klube, Ligës së Kampionëve, nëse jetësohet. UEFA vazhdimisht e ka kundërshtuar krijimin e një lige të tillë dhe është mbështetur edhe nga FIFA për këtë.

Duke folur për Agnellin, njërin prej ideatorëve të kësaj lige, Ceferin tha: “Nuk do të flas shumë për Agnellin, ai është ndër zhgënjimet më të mëdha, vërtet zhgënjim i madh. Kurrë s’e kam parë një njeri i cili mund të gënjejë në atë mënyrë vazhdimisht. Vërtet e pabesueshme. Fola më të dielën pasdite dhe ai më tha se ishin thjesht thashetheme dhe se nuk kishte asgjë të vërtetë në to. Ai tha se do të më telefononte, por në fakt e kishte fikur telefonin”.

Ndërsa në lidhje me shefin e Unitedit, ai shtoi: “Kam parë shumë gjëra në jetën time, por kurrë nuk kam parë njerëz si ata. Unë dhe Ed Woodward nuk kemi biseduar shumë, por të enjten e kaluar ai më telefonoi dhe më tha se ishte i lumtur me reformat (në Ligën e Kampionëve) dhe se i përkrahte ato. Gjëja e vetme për të cilën donte të fliste ishte fair play financiar, por në fakt e kishte nënshkruar marrëveshjen për Superligë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Në prag të Final Four, FSHF publikon kalendarin, tre ndeshje në një javë

Tre ndeshje në një javë. Federata shqiptare e futbollit zbuloi dhe kalendarin për 3 javët…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Haaland i rikthehet golave, Man. City fiton 0-2 kundër Nottingham dhe ndjek Arsenalin

Në “City Ground” Nottinghami vendas u mund 0-2 nga Manchester City. “Qytetarët” tanimë janë në…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME