Categories Lajme

Presidenti kthen ndryshimet ne ligjin e Policisë

Meta: Mund të përdoret për të survejuar kundërshtarët politikë Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e bëra së fundmi në ligjin për Policinë e Shtetit me argumentin se ato shkelin në mënyrë të drejtpërdrejtë Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për Drejtat e Njeriut.

Në raportin e arsyetimeve që shoqëron dekretin, kreu i shtetit konstaton se ndryshimet e miratuara shkelin parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, duke cenuar pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjithashtu presidenti vlerëson se këto amendamente bien ndesh me parimet e rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës dhe që lidhen me garancitë për ruajtjen e privatësisë.

Duke u ndalur në mënyrë konkrete te risitë që sjellin këto ndryshime, presidenti nënvizon se ligji me anë të të cilit u miratuan këto ndryshime rrezikon ta kthejë Policinë e Shtetit në një organ që gjurmon qytetarët jashtë një procesi penal dhe kontrollit të organeve të drejtësisë, dhe ta vërë nën presionin qeveritar gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor, për të survejuar kundërshtarët politik të forcës qeverisëse dhe intimiduar qytetarët apo mbështetësit e tyre.

Me parashikimin e bërë në nenin 1 dhe 8 të tij, e kthen Policinë e Shtetit në një organ informativo- gjurmues, jashtë kontrollit procedural të gjykatës, në kundërshtim me misionin dhe funksionin që duhet të ketë Policia e Shtetit, dhe në shkelje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve që mund të survejohen pa asnjë lloj kufizimi”.

Sipas presidentit formulimi i nenit 131 të ligjit bazë, sa i takon verpimtarisë informative, shkon përtej detyrës që ka Policia e Shtetit. Ai thekson se përgjimi nga ana e policisë nuk duhet të bëhet pa një vendim gjykate dhe kontrollit nga ana e prokurorisë, pasi kjo do të linte vend për abuzim nga ana e policisë dhe të dhënat e grumbulluara mund të përdoren për shantazhe të ndryshme. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME