Categories Lajme

Presidenti Meta akuza Ramës: Patronazhistët futen edhe në jetën private

Presidenti Ilir Meta në një intervistë të jashtëzakonshme ka reaguar për daljen e të dhënave personale të 910 mijë votuesve shqiptarëve ka akuzuar Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për këtë që ai e quan skandal.

Presidenti Ilir Meta tha se patronazhistët e Partisë Socialiste janë futur edhe te jeta intime e qytetarëve. Meta ka shtuar se qëllimi i kësaj shkelje privatësie është bërë me qëllim për t’i shantazhuar për votën.

Ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar mbledhjen e të dhënave. “Unë nuk kam deklaruar administrimin tek dikush. Mbledhjen e të dhënave.

Kur këtë veprim e keni kryer për Presidentin çfarë keni bërë me të dhënat e tjera. Dua të pyes Edi Ramën drejtpërdrejt. Me ç’të drejtë i ke marrë të dhënat e shqiptarëve. Nga ID, amësia atësia.. etj. Më çarë guximi keni vendosur komente?

Me ç’të drejtë u ke caktuar nga një spiun nga një fuks për tu futur në jetën privat se çfarë hallesh e dëshirash kanë. Edhe tek jeta intime se do ketë prova. Kemi prova. Për ti shantazhuar. Se të mos votojnë opozitën se do ketë hata të madhe. Ose të japin në të kundërt votën për Rilindje” tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME