Categories Lajme

Presidenti Meta pret në takim dy zyrtarët italianë: Ramë dakord të forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve!

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim zv/presidentin e rajonit të Siçilisë Gaetano Armao dhe deputeten e Parlamentit të Italisë, Giusi Bartolozzi.

Meta shprehet se kanë ndarë të njëjtin qëndrim për forcimin në të gjitha fushat, të marrëdhënieve tradicionale mes vendit tonë dhe Italisë.

Ai shprehet se ka dëgjuar prej tyre vlerësimet më të larta për bashkëjetesën shekullore me Komunitetin tonë Arbëresh.

“Mirëprita sot përzemërsisht Zëvendëspresidentin e Rajonit të Siçilisë, Gaetano Armao dhe deputeten e Parlamentit të Italisë, Giusi Bartolozzi.

Në bisedën e frytshme gjetëm mirëkuptimin e plotë për domosdoshmërinë e vendosjes sa më parë të një bashkëpunimi të veçantë mes Shqipërisë dhe Siçilisë, sipas modelit të ndjekur me Rajonin e Puljas.

Ndamë të njëjtin qëndrim mbi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm, në të gjitha fushat, të marrëdhënieve tradicionale të shkëlqyera mes vendit tonë dhe Italisë.

I lumtur të dëgjoja prej tyre vlerësimet më të larta për bashkëjetesën shekullore me Komunitetin tonë të dashur Arbëresh, pjesë edhe e identitetit historik e kulturor të Siçilisë, që së bashku me komunitetin e ri të shqiptarëve në këtë Rajon përbëjnë një urë të rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë’, shkruan Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiloh Jolie rikthen në vëmendje stilin e Angelina Jolie-t, detaji në pamjen e saj që po bën xhiron e rrjetit

Shiloh Jolie rikthen në vëmendje stilin e Angelina Jolie-t, detaji në pamjen e saj që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni në Europë/ Goditet mafia, 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68 milionë eurove

Operacioni në Europë/ Goditet mafia, 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Return”/ I vendosën eksploziv makinës së administratorit të Shushicës, arrestohen dy persona në Vlorë

Operacioni “Return”/ I vendosën eksploziv makinës së administratorit të Shushicës, arrestohen dy persona në Vlorë…

LEXO ME SHUME