Categories Lajme

Prindërve u ndalohet me ligj të qëllojnë fëmijët me shuplakë në Skoci

Nga sot hyn në fuqi dekreti i ndalimit të dënimit fizik për fëmijët. Nga sot në Skoci prindërve u ndalohet të qëllojnë me shuplakë fëmijët e tyre apo çdo fëmijë tjetër, pas ligjit që heq të drejtën edhe për atë që më parë njihej si “dënimi i arsyeshëm”, për bijtë ose bijat. Mediat britanike thonë se Uellsi do të ndjekë shpejt shembullin e Skocisë duke aprovuar masën në 2022.

Një zëdhënës i qeverisë skoceze në Edinburg tha: “Kjo do të thotë se të gjitha format e dënimit trupor në lidhje me fëmijët e familjes, janë ilegale tashmë në Skoci pasi fëmijët do të kenë të njëjtën mbrojtje si të rriturit në lidhje me agresionet.”

Ndryshimi i ligjit i aplikohet të gjitha formave të ‘disiplinimit’ fizik pas 7 nëntorit. Deri sot ligji në Skoci parashikonte që prindërit mund të përdornin si justifikim “dënimin e arsyeshëm” për ndëshkimet ndaj të vegjëlve.

Masa e ndalimit të çdo dënimi trupor u miratua një vit më parë në parlament me 84 vota pro dhe 29 kundër, pas propozimit të ligjit nga John Finnie, një ish-zyrtar i policisë i kthyer në politikan.

Ministrja skoceze për fëmijët Maree Todd tha se ishte krenare që Skocia ishte e para në Mbretërinë e Bashkuar që nxirrte ligj të mbrojtjes së fëmijëve, duke i bërë ata të njëjtë me të rriturit. “Sot në Skocinë moderne nuk më vend për këto norma të papërshtatshme. Të godasësh një fëmijë nuk është kurrë e arsyeshme”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME