Categories Lajme

Prishja e restorantit në Porto Palermo jehonë të gjerë në mediat e Spanjës

Prishja e restorantit të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo në Himarë, është transmetuar gjerësisht nga mediat spanjolle.

Pronarit i restorantit u bë i njohur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Spanjë dhe më gjerë në botë, për shkak të sulmit brutal ndaj një grupi turistësh spanjollë.

Gazeta më e madhe në Spanjë “Elpais” shkruan se restoranti shërbeu ushqim për vite me radhë pa pasur një licencë.

Mihal Kokëdhima, pronari i saj, sulmoi një grup spanjollësh të përbërë nga biznesmeni dhe ish-zyrtari i lartë në qeveritë e UCD, Eugenio Galdón, disa të afërm, një udhërrëfyes dhe shofer shqiptar. Pasi u arrestua, agresori u burgos.

Konflikti ndodhi më 15 gusht, kur spanjollët anuluan dy nga shtatë pjatat që kishin porositur në restorant.

Kokëdhima doli nga restoranti i tij dhe u hodh mbi makinën që familja kishte marrë me qira. Ai qëndroi mbi 10 minuta në automjet duke goditur xhamin derisa e theu.

Agresioni ndaj spanjollëve ka shkaktuar vendimin për rrëzimin e ndërtesës nga agjencia që është përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë së turizmit (IKMT, në gjuhën shqipe). Familja e Kokëdhima nuk ka bërë rezistencë.

Lokali ishte mbyllur për ditë të tëra, kur autoritetet dëgjuan për ngjarjen, e cila i shkaktoi plagë të vogla Eugenio Galdón dhe një prej fëmijëve të tij.

Ata kërkuan ndërhyrjen e Ambasadës spanjolle në Tiranë.

Pas sulmit, Kokëdhima, 51 vjeç, me pseudonimin “gladiator” nga fqinjët, u arrestua dhe është në paraburgim i akuzuar për kanosje, dëmtim të qëllimshëm dhe shkatërrim të pasurisë. /S.Ll/Panorama/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME