Categories Teknologji

Problematika me makinat elektrike, jo aq ekologjike sa mendoni

Industria e prodhimit të makinave elektrike ka parashikuar se deri në vitin 2030, në të gjithë botën do të numërohen rreth 125 milionë automjete të tilla që do të përdoren nga njerëzit.

Sipas tyre dhe shumë prej specialistëve kjo është një prej risive në fushën automjeteve pasi redukton përdorimin e lëndëve djegëse që lëshohen në atmosferë dhe shkaktojnë ndotje. Por edhe përdorimi i tyre vjen me aspekte negative dhe nuk janë aq ekologjike sa pretendohet. Makinat elektrike punojnë me bateri të furnizuar nga lënda e litiumit ku rezervat më të mëdha ndodhen në Argjentinë.

Në disa prej rajoneve të saj janë çelur projekte për të nxjerrë karbonatin e litiumit nga sipërfaqja e tokës, një proces ky që kërkon dhe përdorimin e një sasie të madhe të ujit. Këto projekte kanë shkaktuar dhe reagimin e popullsive në këto rajone sidomos në Jujuy të cilët shprehen të shqetësuar për këto projekte pasi ato u marrin disa prej burimeve kryesore të jetesës.

Në një rajon të thatë si ajo, uji është një prej elementeve kryesore që u siguron jetesën atyre si dhe gjallesave të tjera. Sipas disa ekspertëve të burimeve natyrore, përdorimi i litiumit është shqetësues pasi është një lëndë e parinovushme ndaj në disa vite do të jetë tepër shqetësuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME