Categories Lajme

Procesi mësimor në kushtet e pandemisë/ Kushi në Vlorë: Besimplotë për një vit të suksesshëm shkollor

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, vizitoi shkollën 9-vjeçare “Jani Minga” në Vlorë dhe gjimnazin “Ali Demi”, ku pa nga afër zbatimin e masave antiCOVID dhe aspekte të tjera që janë në funksion të mbarëvajtjes së mësimit. Gjatë vizitës në shkollën “Jani Minga”, ministrja tha se “nxënësit e kësaj shkolle janë kampionë të vërtetë plotësisht të kujdesshëm, mbajnë maskën, ruajnë distancën dhe zbatojnë çdo rregull tjetër për të ruajtur bashkëmoshatarët, mësuesit dhe prindërit e tyre”.

“E njëjta situatë shumë e mirë reflektohet edhe në gjimnazin “Ali Demi”, ku bashkë me kryetarin e Bashkisë Vlorë Dritan Leli dhe kolegen deputete Vilma Bello e njëkohësisht ish-nxënëse e kësaj shkolle, u interesuam mbi ecurinë e procesit mësimor dhe pamë nga afër masat e ndërmarra antiCOVID”, – tha Kushi.

Ministrja Kushi u shpreh se “jam e kënaqur mbi ecurinë e deritanishme të mësimit, respektimin e masave dhe ndërgjegjësimin nëpër shkolla, sikurse jam shumë besimplotë që me këtë ritëm optimal, këtë vit shkollor jo të lehtë do ta kalojmë bashkërisht me sukses”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME