Categories Lajme

Prodhuesja e Pfizer: Së shpejti do kemi vaksinë kundër kancèrit

Pas suksesit të kompanisë farmaceutike Biontech me ndërhyrjen në mRNA me vaksninën anti-COVID, Pfizer, radhën e ka vaksina kundër kancerit. Shkencëtarja Ozlem Tureci ka dhënë lajmin e mirë ku ka konfirmuar se teknologjia që qëndron pas saj Pfizer së shpejti do të përdoret për të luftuar një tjetër sëmundje globale, kancerin.

Ajo ka zbuluar se ky ka qenë objektivi fillestar kur themeloi BioNTech. Kompania po punon tashmë për vaksinat e kancerit që përdorin ARN-në mesazhere për të udhëzuar sistemin imunitar të një personi se si të dallojë, shënjestrojë dhe vrasë tumoret kanceroze kur ata fillojnë të rriten. Kompania e BioNTech është rritur në fitime gjatë pandemisë, që do të ndihmoje në fonde të cilat mund të përdorë për të ndjekur qëllimin e saj origjinal për zhvillimin e një mjeti të ri kundër kancerit.

Vaksinat e bëra nga BioNTech-Pfizer dhe rivali amerikan Moderna përdor ARN-në e dërguar, ose mARN, për të çuar udhëzime në trupin e njeriut për të bërë proteina që e përgatisin atë për të sulmuar një virus specifik. I njëjti parim mund të zbatohet për të bërë që sistemi imunitar të marrë tumore. “Ne kemi disa vaksina të ndryshme të kancerit të bazuara në mARN,” tha Tureci.

E pyetur se kur mund të jetë i disponueshëm një terapi e tillë, Tureci tha “kjo është shumë e vështirë të parashikohet në zhvillimin inovativ. Por ne presim që brenda vetëm dy viteve, ne gjithashtu do të kemi vaksinat tona (kundër) kancerit në një vend ku mund t’ua ofrojmë njerëzve. “ Aktualisht, Biontech po përpiqet të sigurojë vaksinat që qeveritë kanë porositur të dorëzohen dhe që të shpërndahen në mënyrë efektive ndaj çdo mutacioni të ri virusi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME