Categories Lajme

Prokuroria i kërkon ndihmë një kompanie të huaj për analizat e ujit për 4 turistët rusë në Kavajë

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vdekjen e 4 turistëve rusë, të cilët u gjetën të pajetë në rrethana ende të paqarta në një hotel në Qerret të Kavajës. Prokuroria e Kavajës i ka kërkuar ndihmë për kryerjen e analizave të ujit dhe nivelit të klorit të hedhur në pishinë, një kompanie të huaj. Kërkesa erdhi pas faktit se ISHP e ka cilësuar problematike marrjen e provave, për të kryer edhe analizat, pasi sipas këtij institucioni të dhënat nuk ishin marrë në mënyrën e duhur.

Dyshimet janë se viktimat, Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe mund të kenë gjetur vdekjen për shkak të klorit të përdorur në pishinë. Por duke qenë se trupat e pajetë i janë dorëzuar familjarëve dhe u nisën nga ambasada ruse përmes një fluturimi të rregullt, lihet të kuptohet se në këtë shtet do të kryhet një tjetër hetim paralel. Ngjarja e rëndë ka sjellë përplasje mes institucioneve, ISHP-së dhe Prokurorisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME