Categories Lajme

Prokuroria kërkoi burg për të uriturin që vodhi një copë djathë dhe sallam në dyqan, gjykata e liroi

Me djathë e sallam në xhep që i vodhi në frigoriferin e një dyqani, L. Xh. ja kërkoi faljen e parë administratorit duke ju përgjëruar: të kërkoj falje për gjërat që të kam vjedhur.

Faljen e dytë ia kërkoi policisë, kur oficerët e departamentit për parandalimin dhe hetimin e krimeve nisën të mbajnë procesverbale për hajdutin e “kafshatës”. Shkresat tregojnë se hajduti i një cope djathë e së bashku me të dhe të një cope sallami u kap në flagrancë.

“Është e vërtetë, unë i vodha një pako djathë dhe një shufër sallami. Por unë vodha sepse isha i uritur. Madje e kam bërë këtë gjë dhe dy herë të tjera. Dhe sërisht e kam bërë i shtyrë nga uria”- thotë i dyshuari.

Ajo që ndodh më pas , edhe pse vlera e produkteve u llogarit as 1 mijë lekë të reja, ishte kërkesa e prokurorisë për ta shpallur fajtor. Gjykata e Tiranës tha ‘jo’ duke refuzuar provat e prokurorisë dhe policisë gjithsej 10 veprime të tilla të përpikta hetimore që nga kallëzimi dhe një seri procesverbalesh të kapjes në flagrancë, këqyrje kamerash sigurie kur burri fut ushqimet në xhep dhe kështu me radhë.
Ai u shpall i pafajshëm nga gjykata dhe në çastin që doli, drejtoi duart nga qielli.

Rasti i dytë i ndjekur nga Qendra “FOL’” në të njëjtën gjykatë është sërish një vendim pafajësie, që lidhet me kushtet ekstreme të varfërisë që shtyu për të vjedhur çiftin Shaqir dhe Nexhmie Hasa. Janë prindër të katër fëmijëve të mitur. Të papunë. Vendimi numër 2335 e thotë këtë gjë.

Çfarë grabitën ata? Dy prindërit hynë njëri pas tjetrit në dyqan dhe marrin prej andej duke vendosur në xhepa një top gjalp që kushtonte 335 lekë, një fileto pule 239 lekë, një gotë kos 380 gramë 320 lekë, një djath kaçkavall 435 lekë dhe një majonezë 205 lekë.

I futën nëpër rroba dhe krejt hapur, pa u fshehur kërkuan të largohen. Vlera e mallrave ushqimore të mësipërm sipas akt ekspertizës u llogarit 1345 lekë të reja.

“Kemi të ardhura vetëm një pension invaliditeti. Kemi katër fëmijë të vegjël dhe duhet t’i ushqenim, nuk dinim çfarë tu jepnim për të ngrënë”, pohuan në komisariat, secili nga të dyshuarit e kapur në flagrancë. Ata u dorëzuan nga prokuroria si të pandehur dhe gjykata edhe në këtë rast kujton kushtet e mbijetesës.

“Në rastin konkret, gjykata konstaton se nga të pandehurit janë marrë një sasi e papërfillshme artikujsh ushqimorë, nga njerëz ekstremisht të varfër. Ata kanë vjedhur për fëmijët e tyre të mitur në kushtet e nevojës ekstreme, pasi nga pamundësia për të blerë ushqime të domosdoshme për të vegjlit e tyre, rrezikohej seriozisht jeta dhe shëndeti i tyre. Dëm i cili është shumë herë më i madh se sa vlera e dëmit të shkaktuar pronarëve të marketit, prej 1345 lekë”, deklaron gjyqtari në vendim.

Çifti i shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës jeton në rrugën “3 Dëshmorët’” Tiranë dhe siç bëhet me dije prokuroria e kryeqytetit e ka apeluar vendimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME