Categories Politike

“Prokuroria të ketë kujdes”, Vasili paralajmëron: Dvorani do të ndiqet penalisht, kryeministri të mos provokojë me Ramaformën e tij

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se Prokuroria duhet të ketë kujdes, të zbatojë ligjin ndaj Dvoranit, duke e ndjekur atë penalisht për dhunim të Kushtetutës.

Vasili shprehet se Dvorani duhet të mos i kundër-vihet më popullit, ndërsa shton se Edi Rama duhet të mos provokojë më me Ramaformën e tij.

Postimi i Petrit Vasilit:

Prokuroria te kete kujdes,te zbatoje ligjin ndaj Dvoranit dhe te mos vazhdoje ti kundervihet hapur popullit.

Edi Rama te largoje duart nga drejtesia dhe te mos vazhdoje te provokoje më me Ramaformen e tij sepse populli nuk do ta fale ne asnje menyre dhe fundi i tij do te jete me i pashprese se i Dvoranit te tij. Dvoran ti do te ndiqesh penalisht sot apo neser! Do ndiqesh si i tille se ke shkelur dhunshem Kushtetuten dhe ligjin me dashje dhe kembengulje si kamikaz i partise.

Nuk bllokohet KED, te cilen ti e perdhose me aktet e tua qellimkeqe e antiligjore.

Qe ti te vije ne krye te Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi, me detyren qe Rilindja te dha per te kthyer Gjykaten Kushtetuese ne gjykate partie, u bllokua KED dhe ngritja e Gjykates Kushtetuese per me shume se dy vite. Ky eshte faj qe nuk i shpeton dot.

Qe botove ne Fletore Zyrtare vendimin e KED, duke dhunuar ligjin qe ta kerkon vetem ne faqen zyrtare te Gjykates se Larte, eshte faj nga i cili nuk shpeton dot. Qe nuk zbardhe e nuk botove procesverbalet e 30 mbledhjeve te KED eshte faj dhe nuk i shpeton dot. Qe vetshpalle anetare te Gjykates Kushtetuese, kur as Kushtetuta e as Ligji nuk ta jep kete te drejte, eshte faj dhe nuk shpeton dot.

Kur ti kerkon te imponosh presidentit zgjedhjen dhe i dergon kandidatet per dy vakanca njeheresh dhe Kushtetuta ti kerkon sipas radhes dhe nje nga nje eshte faj dhe nuk shpeton dot. Kur qellimisht ja con me vonese kandidaturat Kuvendit kur duhet tja coje ne nje dite me Presidentin,qe te zgjidheshin kandidatet, qe do Rilindja, eshte faj dhe nuk shpeton dot.

Te gjitha fajet veç e veç jane te medha,por te gjitha bashke shume me te medha ndaj edhe fundi,heret a vone eshte i pashprese dhe ketij fundi nuk i shpeton dot.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME