Categories Lajme

Pronari i jahtit ‘Atik Bey’: Kapiteni ishte i ndershëm,pista e mundshme është…

Pronari i jahtit turk të braktisur në Shëngjin, Nedin Akyuz, nëpërmjet zyrës së avokatisë, ka hedhur poshtë aludimet se zhdukja e kapitenit Sezgin Yavuz ka ardhur si pasojë e përfshirjes së tij në aktivitete kriminale. Në një reagim për mediat, Akyuz ka vlerësuar kapitenin e jahtit nëp ronësi të tij, si një njeri me integritet të lartë, moral të panjollosur dhe profesionalizëm të dalluar, çka sipas tij hedh poshtë një pistë të tillë hetimi. Në dokument shkruhet se pista më e mundshme mbetet ajo e një aksident fatkeq.

“Pas një heshtje të gjatë dhe mungese komunikimi, në datën 6 shtator ai ka kontaktuar me autoritetet portuale shqiptare të cilat i kanë bërë me dije fakin se Jahtineshte gjetur ne afersi te Shengjinit dhe pa asnje njeri ne bord. Nga te dhenat e sistemit GPS dhe rrethanat e tjera te ngjarjes mendojme se aksident tragjik ka ndodhur kur jaht gjendej ne ujrat e Malit te Zi dhe me pas rrymat e kane shtyre drejt brigjeve shqiptare. Menjehere pas mungeses se komunikimit, z. Akyuz eshte vene ne kontakt me autoritet shqiptare dhe pas identifikimit te jahtit ai ka mberritur ne vendin tone se bashku me familjaret e kapitenit Yavuz. z. Akyuz perjashton ne menyre kategorike cdo mundesi perfshirjeje te kapitenit Yavuz ne aktivitete te paligjshme, pasi ai gjithmone kishte qene nje njeri me integritet te larte, moral te panjollosur dhe profesionalizem te dalluar. Ne keto kushte, pista me e mundeshme mbetet ajo e nje aksident fatkeq. Ne kerkimet dhe zbardhjen e plote te ketij aksident jane perfshire gjithe autoritetet kompetente shqiptare si edhe ambasada turke ne Tirane, te cilat po japin maksimumin e tyre”, shkruhet në deklaratë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME