Categories Lajme

Propozimi i Beqajt/Ish-kapiteni i Tiranës: Firmose 410 milionë dollarë koncesione

Propozimi i deputetit të PS-së, Ilir Beqja që të ketë shkurtim pagash të administratës dhe pensionesh, ka nxitur një debat të fortë. Ish-kapiteni i Tiranës, Elvis Sina, ka shpërthyer nëpërmjet një statusi në facebook, teksa e akuzon publikisht Beqajn që ka vjedhur plot 410 milionë euro, nga koncensionet e bëra në kohën kur ai ishte ministër. Sipas ish-futbollistit, nëse nuk do ishin dhënë ato konçesione në kohën e ish-ministrit, sot Shqipëria nuk do të vuante në këtë mënyrë izolimin pasi sistemi shëndetësor do të ishte më i shëndetshëm.

Postimi i plotë Ilir Beqaj ka propozuar para dy ditesh uljen e pensioneve si një nga masat për të përballuar krizën ekonomike që po vjen si pasojë e izolimit të ekonomisë. Dy fjalë për të: Ku e gjen ti guximin të kërkosh sakrificën e pensionistëve? Arsyeja përse u izoluam në karantinë ishte sepse sistemi ynë shëndetësor nuk e përballonte dot fluksin e të sëmurëve. Nuk e përballonte dot sepse ti lekët e spitaleve të reja, pajisjeve shëndetësore, ilaçeve e rritjes së pagave të mjekëve dhe infermierëve i bëre kontrata konçesionare për miqtë e tu dhe shefit tënd.

Ti firmose 410 milionë USD konçesione:

Konçesioni i check-up – 90 milionë USD
Sterilizimi – 160 milionë USD
Dializa – 70 milion USD
Shërbimi laboratorik – 90 milion USD

Me këto lekë do kishim ngritur 10 spitale të reja, zgjidhur problemin e ilaçeve, dyfishuar pagat e mjekëve si edhe do dyfishonim edhe pensionet. Nuk i bëmë se ti i vodhe. Me këto lekë ndoshta nuk do kishim fare nevojë të izoloheshim sepse sistemi do ishte i shëndetshëm. Ti dhe të ngjashmit e tu që e kanë rrënuar buxhetin e shtetit, sot duhet të ishit në burg ose në shtëpi duke pritur vendimin e gjykatës. Fakti që ky vend ende nuk ka një sistem drejtësie, nuk do të thotë që nuk ka as memorie. Guxo ti apo shefi yt të prekni lekët e pensionistëve dhe do ju vijmë në shtëpi. Të vetmit që duhet të paguajnë sot jeni ju, klasa politike dhe klientët tuaj. Ju që e keni rrjepur për 30 vite këtë vend të bekuar me pasuri natyrore. Dhe do paguani!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME