Categories Lajme

Protesta/ Ambasada Amerikane njoftim qytetarëve të saj: Shmangni zonat e tubimit, situata mund të ndryshojë në mënyrë të paparashikueshme

Ambasada amerikane ka dalë me një thirrje për qytetarët e saj që jetojnë në Shqipëri të kenë kujdes dhe të shmangin zonat ku do të mbahet protesta kombëtare kundër rritjes së çmimeve e thirrur nga qytetarët për këtë të shtunë.

“Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të shpërndahen në pjesë të tjera të qytetit. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë.“

Ditën e shtunë, datë 19.03.2022, me fillim në orën 11:00 para Kryeministrisë në bulevardin Deshmoret e Kombit, është planifikuar të zhvillohet një protestë, do ketë devijime qarkullimi dhe bllokim të akseve rrugore. Krahas kësaj proteste të planifikuar ka pasur edhe disa protesta të paplanifikuara dhe të paparalajmëruara në të gjithë Tiranën dhe në mbarë vendin. Këto protesta shpesh ndodhin pranë shesheve publike dhe/ose ndërtesave qeveritare dhe mund të ndodhin në çdo kohë të ditës”, thotë ndër të tjera njoftimi.

Reagimi i ambasadës amerikane:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME