Categories Lajme

Protesta e Astirit, ish-deputeti Klevis Balliu publikon mesazhin e marrë nga ministrja

Banorët e Astirit kanë dalë sërish si çdo mbrëmje në protestë ku kanë bllokuar edhe rrugën të cilët kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të mos u ndalur deri në anullimin e projektit të “Unazës së Re”, që sipas tyre është korruptiv.

Ata kanë bërë edhe thirrje kundër kryebashkiakut Veliaj dhe qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama duke i quajtur si të lidhur me krimin dhe korrupsionin, si dhe kanë bërë thirrje për pjesmërrje në protestëne 16 shkurtit të thirrur nga opozita.

Ndërkohë protestës së tyre i është bashkuar si çdo mbrëmje edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu

Gjatë fjalës së sotme, Balliu ka bërë publik edhe një mesazh që sipas tij i ka mbërritur nga ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës që drejtohet nga  Belinda Balluku.

“Ministrja Balluku vendos të më nisë një SMS.Këtë SMS unë vendosa ta ndaj me heronjt e Unazës së Re. Ministja kërkon vlerësimin tim për cilësinë e shërbimit dhe unë këtë vlerësim vendosa ta jap sëbashku me banorët e Astirit.

Doni të dini vlerësimin? Zero, zero, zero. Duam drejtësi për Unazën e Re. Duam drejtësi për aferën. Anullo projektin”, tha Klevis Balliu gjatë fjalës së tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME