Categories Lajme

Protesta e Unazës së Re/ Policia ndalon tre persona, në kërkim 4 të tjerë (VIDEO)

Policia e Shtetit ka ndaluar tre protestues të Unazë së Re të cilët prej muajsh kanë bllokuar qarkullimin në shenjë proteste kundër zgjerimit të rrugës që prek banesat e tyre.

Të shoqëruarit janë Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu. Po ashtu burime për Report Tv bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë. Ilir Katiraj është shoqëruar edhe herë të tjera nga policia ku në një rast qëlloi edhe me këpucë ndaj kryeministri Rama.

Shoqërimi i këtyre personave ka ardhur për shkak të bllokimit të rrugës tek Unaza e Re pranë zonës së Astirit, më datë 7 tetor, një ditë para se të hynin në fuqi ndryshimet në kodin penal.

Kodi Penal i Ndryshuar parashikon se kush bllokon rrugën nga 8 tetori dënohet me burg. Në lidhje me këto shoqërime ka reaguar edhe Partia Demokratike ku ka thënë se mes të shoqëruarëve është edhe Skender Doda.

Banoret e Unazes se Re njoftuan se jane shoqeruar ne polici disa nga zerat kryesore te protestes. Edhe ne keto momente policia eshte atje, ndersa grate po mblidhen tek vendi i protestes” shkruan ndër të tjera Partia Demokratike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME