Categories Lajme

Tërmeti i 21 shtatorit/Mbërrijnë ndihma nga Turqia, Koçi: Bashkë në ditë të vështira

Pas tërmetit të 21 shtatorit, Turqia ka ndihmuar Shqipërinë me bazë materiale të një vlere monetare prej 350 mijë euro.

Në prani të ambasadorit Turk në Shqipëri, SH.T.Z . Murat Ahmet YȪRÜK, zv.ministrit të Mbrojtjes Petro Koçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile Haki Çako mbërritën në drejtorinë e Rezervave Materiale të shtetit kamionët me ndihma të ardhura nga Turqia.

“Ndihma e popullit turk që është më shumë se sa mik për ne, është shumë e çmuar. Sigurisht bashkë me Turqinë ne i përgjigjemi shumë sfidave globale të sigurisë dhe paqes. Bashkë kemi qenë në Afganistan, në shumë misione ndërkombëtare, jemi bashkë në Detin Egje për të penguar emigracionin e paligjshëm. Por ky moment bashkëpunimi në situatatë emergjence është edhe më zemërprekës”, u shpreh Koçi.

Ambasadori I Turqisë përcolli mesazhet solidarizuese të Presidentit Erdogan për Shqipërinë, duke kujtuar edhe takimin me kryeministrin Edi Rama në Nju Jork.

Si një shtet që e kemi përjetuar tërmetin dhe nga kjo fatkeqësi kemi pasur edhe humbje njerëzish arrijmë ta kuptojmë mirë gjendjen e vëllezërve tanë shqiptarë. Shpresojmë që kjo ndihma jonë të jetë e rëndësishme në këtë situatë. Ne gjithmonë kemi qëndruar pranë në ditë të vështira dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë”, u shpreh ambasadori turk.

Me aktivizimin e mekanizmit të mbrojtjes civile nga Bashkimi Evropian, në pak kohë, Shqipërisë I kanë ardhur ndihma të shumta nga vende të ndryshme evropiane, ndërsa strukturat shtetërore janë angazhuar maksimalisht në rikonstruksionin e banesave të dëmtuara

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME