Categories Lajme

Protestuan kundër HEC-eve, policia arèston 6 aktivistë

Policia ka shoqëruar në komisariat 6 aktivistë të cilët protestuan përpara kryeministrisë  kundër HEC-eve në Vjosë. Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Shqipëri shkruan se protestuesit e shoqëruar në komisariat janë Lavdosh Ferruni, Martin Gjonaj, Jani Marka, Megi Mustafaraj, Bashkim Rodoni dhe Astrit Xhika. Me dhjetra forca policie kanë qenë në terren të cilët bënë shoqërimin e aktivistëve në komisariat si dhe shpërndarjen e protestës.Më datë 19 qershor, grupimi i aktivistëve, “Të mbrojmë lumenjtë” përmes një letre zyrtare njoftuan Drejtorinë e Policinë për një tubim ditën e sotme (24 qershor)

Postimi i Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra Shqipëri: Mbrëmjen e sotme policia ka shoqëruar në komisariat 6 qytetarë që po protestonin paqësisht në mbrojtje të ambientit, kundër shfrytëzimit të egër të natyrës dhe burimeve ujore përmes HEC-eve abuzive. Nga informacioni që kemi deri tani, protestuesit e shoqëruar në komisariat janë Lavdosh Ferruni, Martin Gjonaj, Jani Marka, Megi Mustafaraj, Bashkim Rodoni dhe Astrit Xhika.

Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Shqipëri kërkon lirimin e menjëhershëm të protestuesve. Në Shqipëri shkatërrimi i mjedisit, i ekonomisë, i trashëgimisë së përbashkët, dhe në përgjithësi i publikes po shoqërohet me goditje edhe ndaj të drejtave bazë demokratike të qytetarëve, në orvatje e sipër për të instaluar shtetin policor.

“Faji” i vetëm i protestuesve ishte ushtrimi i të drejtës së tyre kushtetuese dhe civile të pjesëmarrjes në një tubim paqësor dhe shprehja e pakënaqësisë ndaj një dukurie si liçencimi i shfrenuar i HEC-eve që po e gjymtojnë natyrën tonë. Nga ana tjetër, zelli dukshëm i shpërpjesëtuar i Policisë së Shtetit për të shtypur edhe shprehjen më të vogël të pakënaqësisë në vendin tonë, konfirmon edhe më qartë rrezikun e instalimit të shtetit policor. Tiranë, 24 qershor 2020Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME