Categories Lajme

PS kundër vettingut të politikanëve. Gjiknuri flet ndryshe nga Rama

Kryeministri Edi Rama në parlament e quajti propozimin e demokratëve për vetingun e politikanëve si një ide të lodhur megjithatë shprehu gatishmërinë për ta dëgjuar këtë kërkesë të mikut të tij Lulzim Basha.

Por numri dy i PD-s Damian Gjiknuri shprehu një qasje të re për këtë propozim të PD .

Mendoj se Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për të kryer atë që quhet kontrolli i pastërtisë së figurës së politikanit, sikurse janë deklarimi i pasurive, ligji antimafia, dekriminalizimi dhe në fund të fundit vota e qytetarëve. E ka thënë edhe Komisioni i Venecias shumë herët që politikanët nuk janë të përjetshëm në politikë, i nënshtrohen votës. Gjyqësori është një profesion i përjetshëm.

Pra kemi njerëz që filtrohen në sistem dhe janë të përjetshëm aty dhe nuk japin llogari askund përveçse trupave gjyqësore. Në rastin e politikës, politikanët janë njerëzit më të lëvizshëm, më të kontrollueshëm dhe njëkohësisht të votueshëm”, tha Gjiknuri.

Vetingun në politikë, një ide e demokratëve që në vitin 2018, PD kërkon ta arrijë përmes një ndryshimi kushtetues për të cilën nuk ka votat. Deklarimi i Damian Gjiknurit lë pak shpresë që shumica socialiste ti thotë PO propozimit që vjen nga Selia Blu. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME