Categories Politike

PS-së vendos datën, kur do publikohen emrat për kryetar bashkie

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste, pritet ti shpallë një pjesë të emrave të kandidatëve për kryetar bashkie në Kongresin Zgjedhor të Partisë që pritet të mbahet më datë 23 mars.

Ky ishte një nga vendimet e marra sot në Kryesinë e Partisë Socialiste, që vazhdoi punimet në ditën e dytë të saj.

Pas shkarkimeve të 7 ministrave një ditë më parë, pritet me interes të mësohet se kush do drejtojë dy postet e mbetura bosh në komisionin e Ekonomisë, ku Erion Braçe u zgjodh zv/ kryeministër dhe Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, ku Eduard Shalsi u emërua ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Ndërkohë  vend i mbetur bosh, është edhe ai i nënkryetarit të Komisionit të Integrimit, pas emërimit të Bledi Çuçit si ministër i Bujqësisë.

Kryetarët e Komisioneve, poste të cilat propozohen nga kryetari i grupit parlamentar dhe i miraton më par kryesia e partisë, pritet të bëhen publikë në fillim të sesionit të ri parlamentar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME