Categories Lajme

Pse fëmijët janë më rezistentë ndaj COVID-19?

Edhe pse fëmijët e të gjitha moshave mund të preken nga COVID-19 me një frekuencë infektimi të ngjashme me të gjithë popullatën, studimet në Kinë, Itali, Spanjë dhe Amerikën Veriore kanë treguar se fëmijët kanë një zhvillim më të reduktuar të sëmundjes në krahasim me të rriturit. Sipas një studimi në Amerikën Veriore, shumë nga fëmijët e hospitalizuar për shkak të infektimit akut me COVID-19 kanë qenë me probleme shëndetësore ekzistente.

Por cilat janë arsyet se pse fëmijët janë më rezistentë ndaj infektimit me SARS-CoV-2?

  1. Shprehja e receptorit ACE2 që lejon hyrjen e virusit në qelizë është më e ulët në traktin respirator të fëmijëve.

Virusi SARS-CoV-2 futet në qelizë përmes receptorit ACE2. Te moshat pediatrike ai është më pak i shprehur dhe si rrjedhojë ulet mundësia që fëmijët të infektohen nga SARS-CoV-2. Gjithashtu, qelizat e mushkërive tek fëmijët kanë një prirje të ulët të shprehin reaksionin eksploziv imunitar të njohur si ‘stuhi e citokinave’(Decker et al, 2017).

  1. Infeksionet e shpeshta respiratore në fëmijëri mbrojnë nga SARS-CoV-2

Një faktor shpjegues se si infeksionet e shpeshta të sistemit respirator tek fëmijët rrisin rezistencën ndaj COVID-19, është interferenca virale. Një fenomen që ndodh kur një virus ndikon në riprodhimin e një virusi tjetër, pra bën që qelizat e infektuara me një virus të jenë më rezistente ndaj një infektimi të dytë me një virus tjetër. Fëmijët janë më të predispozuar ndaj këtij fenomeni duke qenë se shpesh infektohen nga më shume se një agjent viral. Një tjetër faktor shpjegues është interferenca imunologjike. Në këtë aspekt, sistemi imunitar adaptiv tek fëmijët, të cilët janë shpesh të ekspozuar ndaj viruseve të zakonshme të të ftohtit, mund të ofrojë mbrojtje ndaj SARS-CoV-2 duke qenë se ky virus ka ngjashmëri të konsiderueshme me koronaviruset e asociuara me të ftohtin e zakonshëm.

  1. Roli mbrojtës i qelizave ndihmëse  tek fëmijët

Qelizat ndihmëse T (T Helper) të sistemit imunitar kategorizohen në 3 ndarje kryesore Th1, Th2, Th3. Një studim i Sajuthi et al. te një grup fëmijësh azmatikë dhe të shëndetshëm, ka treguar se përgjigja imunitare e ndërmjetësuar nga Th2 rezulton në ulje drastike të ACE2 në traktin respirator, çka i ndihmon individët ta kalojnë më lehtë COVID-19 (Sajuthi et al, 2020). Citokinat e prodhuara nga Th2 ndikojnë gjithashtu në rritjen e numrit te eozinofileve (tip i rruazave të bardha të gjakut), dukuri e njohur si eozinofili. Për shkencëtarët është surprizuese fakti se përgjigja imunitare e ndërmjetësuar nga Th2, që është e asociuar me sëmundjet alergjike përfshirë astmën dhe me eozinofilinë, mundet njëkohësisht të ofrojë mbrojtje ndaj COVID-19 tek fëmijët. Nga doktoresh Nada Daullja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME