Categories Lajme

Pse i braktisin nënat në Shqipëri bebet e tyre të sapolindura? Drejtuesja e Shtëpisë së Foshnjës tregon arsyet

Drejtuesja e Shtëpisë së Foshnjes, Orjeta Hasanaj ka treguar në një lidhje me “News Line” se në këtë qendër ka punonjës social që ndihmojnë nënat, të cilat detyrohen të lënë fëmijët. Ajo ka zbuluar se disa nga shkaqet e braktisjes janë kushtet e vështira ekonomike, apo opinioni publikë, pasi disa nëna kanë një fëmijë jashtë martese.

Sakaq, Hasanaj theksoi se nëse nëna i drejtohet instancave kur lind fëmijën, atëherë do të ketë mbështetje në rritjen e tij.

“Ka punonjës social të cilët orientojnë nënën që të lërë një fëmijë në rrugë të ligjshme, nëse nuk ka mundësi të kujdeset për të, qoftë për shkak të opinionit, qoftë për shkak të kushteve sociale-ekonomike. Shteti shqiptar ka të gjitha strukturat përkatëse për të ofruar shërbimet për fëmijët. Përkatësisht, unë përfaqësoj një qendër ekzemplare kombëtare dhe ofrojmë përkujdes për fëmijë që janë pa kujdes prindëror.

Arsyeja e lënies së fëmijëve mund të jetë e ndryshme, mund të jenë nëna që gjenden në vështirësi ekonomike dhe nuk ka mundësi të kujdesen për fëmijët e tyre. Mund të jenë nëna që mund të kenë një fëmijë jashtë martese dhe për shkak të opinionin publikë që mbizotëron në kulturën tonë, mund të detyrohen të bëjnë një veprim të tillë.

Nëse nëna do të lindë fëmijën dhe do t’i drejtohet instancave përkatëse, atëherë për fëmijën do të kemi mbështetje, do të mbulohet e gjithë mirërritja dhe do të kalojë në përkujdesin e shtetit”, u shpreh drejtuesja e Shtëpisë së Foshnjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME