Categories Lajme, Opinion

Pse Meta ikën jashtë kur afron 21 janari? Artan Hoxha tregon peripecitë e asaj dite të zezë

Protestën e 21 janarit që pasoi me vdekjen e disa personave në bulevardit “Dëshmorët e Kombit” është komentuar nga gazetari investigativ, Artan Hoxha.

I ftuar në studion e lajmeve në Report TV, Hoxha ka treguar shkurt peripecitë e asaj dite, ndërsa ka theksuar se 8 vite më pas, për këtë ngjarje s’është vënë drejtësi dhe presidenti Ilir Meta, për të cilin u protestua në 21 janar, largohet çdo vit nga vendi.

Artan Hoxha u shpreh:

Kisha më shumë përvojë se të tjerët në terren. Drejtori i redaksisë dhe kryeredaktori s’ishin. Gjeta montazhierin në redaksi dhe redaktorja përgjegjëse. Ishte një situatë kur tv po boshatisej. Bëra debat me regjisorin, që ishte duke parë pamjet. Më tha që po kërkonte pamjet e vrasjes, i thashë po ju si keni nxjerrë pamjet e vrasjes. Më tha ishim në transmetim, por s’i kemi parë më. U kujtova që kameramani ishte atje duke filmuar nga lart. I thashë hape tek minuta 56 dhe rezultoi që ishte pamje edhe kur ai qëllonte edhe ai që vritej. Kemi njoftuar drejtuesit e TV.
Mu kërkua të hyja në studio, s’kisha as xhaketë. Më pas hyra unë. Sot 8 vite më pas, është ngjarja më e dokumentuar, e filmuar që bëri xhiron e botës dhe sot të mos kemi drejtësi është e paprecedentë. Kemi 2 prej viktimave pa autorë. Ende pa përgjegjës. Meta largohet çdo 21 janar, ndërsa Berisha e ka bërë komandantin administrator. Komandanti i njësisë së gardës është pjesë e PD, kryetar i PD në Mat. Vartësi i tij, është në krahun tjetër, në PS. Të dy u hoqën nga puna.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME