Categories Lajme

Rast i rrallë i operimit në QKUK, i shpëtohet jeta gruas shtatzënë

Një rast urgjent është paraqitur në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Një grua në muajin e pestë të shtatzënisë, kishte probleme me zorrën qorre. Prezentë në klinikë kanë qenë gjinekologia Flora Belegu dhe Memli Morina.

Pacientja u dërgua urgjentisht për në Prishtinë. Gruas në fjalë i kishte ndodhur ajo që mjekësia e njeh si ‘placenta previa percreta’ apo kalimi i placentës në thellësi të murit të mitrës.

Deklarata e gjinekologes:

Pas hapjes së abdomenit është vërejtur sasi e madhe e gjakut në kavitetin abdominal dhe janë thirrë urgjent ekipi i gjinekologëve. Meqenëse kam qenë kujdestare kam shku në Emergjencë gjatë eksplorimit të kavitetit abdominal kemi vërejtur se ka përforcu placenta, e ka dhanë gjakderdhje masive.
Ne kemi qenë të detyruar me hap mitrën edhe ka dal fryti në javën e 20, i cili fatkeqësisht nuk ka dhënë shenja jeta. Pasi e nxorëm placentën për shkak të gjakderdhjes kemi qenë të detyruar me e largu mitrën për me ia shpëtu jetën pacientes.”
Sipas doktoreshës, pacientja ka qenë e re në moshë dhe fatmirësisht ajo tashmë kishte disa fëmijë prandaj largimi i mitrës ka qenë i pranueshëm për shkak të komplikimit të madh.

Ajo shton:

Unë në korrik i bëj 34 vjet që punoj në Gjinekologji dhe ky është rasti i dytë që po e shoh me placentë të tillë. Para 7 viteve ka qenë një rast tjetër, por për dallim prej këtij rasti ajo ka ardhë direkt në Gjinekologji, edhe në këtë rast jemi detyru me largu mitrën për me shpëtu jetën e nënës.”
Deklarata e gjinekologut Memli Morina:

Placenta është një organ që e furnizon me materie ushqyese frytin ajo duhet të ngjitet për mitër por jo të depërtojë në thellësi. Janë tri shkallë të depërtimit, e pacientja në fjalë e ka pasur në shkallën më ekstreme ku placenta ka dalë jashtë sipërfaqes së mitrës. Intervenimi ka qenë i pashmangshëm.”
Ai thotë se pacientja në fjalë ka pasur disa lindje më herët dhe të gjitha ato janë kryer me prerje cezariane. Komplikimi si ky është shumë i rrallë por doktori thotë se ndodh kryesisht te gratë që kanë kryer lindje me operacion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME