Categories Lajme

Pse po hiqen nga tregu sasi të mëdha të mishit? Mbi 1 mijë ankesa nga konsumatorët në Kosovë

Edhe këtë vit nuk janë të pakta rastet e asgjësimit të ushqimeve, e në veçanti të mishit që nuk i plotësojnë kushtet për konsum.

Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës gjatë katër muajve të kaluar nga tregu janë larguar rreth 40 mijë kilogram të mishit dhe nënprodukteve të tij. Ndërkohë Departamenti për Mbrojte të Konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë vetëm gjatë kësaj periudhe ka pranuar mbi 1 mijë ankesa nga konsumatorët.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, është autoriteti shtetëror që e ka përgjegjësinë kryesore për kontrollin e cilësisë së ushqimit në Kosovë. Gjatë katër muajve të këtij viti inspektorët e kësaj agjencie kanë larguar nga tregu një sasi të konsiderueshme të produkteve të dyshimta që nuk i plotësojnë kushtet për konsum.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi, i cili tha për Radio Kosovën se këto produkte janë kryesisht nga sektori veterinar.

“ Nga fillimi i vitit deri më tani kemi larguar nga tregu produkte të dyshimta që nuk kanë plotësuar kushtet për konsum. Vetëm nga sektori veterinar janë rreth 40 mijë kilogramë mish dhe nënprodukte të mishit që ka lloje të ndryshme”, tha ai.

Thaçi tha se agjencia është marrë edhe me gripin e shpezëve, ku në çdo fermë që ka pasur raste pozitive, kanë marrë masa që parashihen me ligj. Sipas tij, situata më këtë grip në Kosovë është menaxhuar mjaft mirë.

“ Ne nga viti i kaluar në mënyrë aktive jemi duke u marrë me luftimin e sëmundjeve të gripit të shpezëve Aviano Influenca. Edhe këtë vit ka pasur raste me të cilat ne kemi vepruar sipas standardit ligjor. Fermat të cilat kanë rezultuar pozitivë ne kemi ndërmarrë veprime sipas ligjit në fuqi, që nënkuptohet se janë asgjësuar shpezët në fermat që kanë rezultuar pozitivë. Deri më tani mund të them se jemi në atë drejtim që kemi menaxhuar mirë gripin e shpezëve”, tha ai.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi, u ka bërë thirrje konsumatorëve të cilët kanë dyshime të bazuara, ta njoftojnë agjencinë, në mënyrë që të merren masa.

Ai tha se siguria e ushqimit duhet të jetë e para në çfarë do rrethane ekonomike apo krize.

” Ushqimet që konsumohen gjithmonë duhet të jenë të sigurta. Kushdo që ka ndonjë dyshim të bazuar duhet ta njoftoj autoritetin tonë dhe në bazë ligjit ndërmarrim masat në teren”, tha ai.

Ndërkohë Departamenti për Mbrojte të Konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë vetëm gjatë katër muajve të këtij viti ka pranuar 1089 ankesa nga konsumatorët. Prej tyre në proces të shqyrtimit janë 696 ankesa, janë zgjidhur vetëm 272 raste, ndërsa janë refuzuar 121 ankesa.

Zyrtarë të këtij departamenti u bëjnë thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë mundësinë që për çdo parregullsi që hasin t’i drejtohen Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME