Categories Lajme

“Nga 500 metra, do të bëj 40 kilometra për të pirë kafen”, banorët e Rinasit: ARRSH do të qetësohet, do e mendojnë më mirë, s’mund të futet e gjithë Shqipëria në një rrugë

Prej afro 1 ore vijon që të jetë e bllokuar rruga në Rinas, me banorët e fshatit me të njëjtin emër që kanë dalë për të protestuar kundër vendimit të ARRSH, që ky aks rrugor të jetë me një lëvizje.

Qytetarët shprehen se janë bllokuar për të kryer veprime të përditshmërisë së tyre, ndërkohë që kryeplaku i fshatit është besimplotë në gjetjen e një marrëveshje.

“Janë në negociata, kam besim të plotë se këtij problemi do ti jepet zgjidhje. Zgjidhja do të jetë që rruga të jetë me dy sense siç ka qenë”, u shpreh kryeplaku i fshatit.

Ndërkohë që banorët janë hezitues, dhe thonë se deklarata e tij u bë nën presion.

Banori 1: Jeni të detyruar që të bëni 22 kilometra për 1 kilometër, nuk kemi parë asnjë lloj njoftimi, qoftë edhe një letër që ta kishin vendosur aty, as minimalen nuk kanë bërë, kjo është mënyra e vetme që mund të bëjmë rezistencë.Të na arsyetojnë, të na bindin se pse kjo rrugë nuk na hapet. As këtë nuk e bëjnë ata.

Banori 2: Janë gati 1 mijë banorë që preken nga devijimi i kësaj rruge, është i gjithë fshati i Rinasit, kemi shkollën, kemi ambulancën, një veprim që duhet të bëjmë, më shkon 40 mijë kilometra në ditë vetëm me pi kafen ku e pi çdo ditë, është keqmenaxhim. Ata do të qetësohen, dhe do mendohen më mirë, Qafa Kasharit do të mbledhë gjithë Shqipërinë në një rrugë, që edhe aty është vetëm me një kalim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME