Categories Lajme

Pse po lëkundet i gjithë rajoni: Ekspertët tregojnë çfarë po ndodh poshtë këmbëve tona

Çfarë po ndodh në nivelin sizmotektonik në zonën e Ballkanit? Sipas profesorit të gjeologjisë në Universitetin L’Aquila, Antonio Moretti i cili është nisur drejt Shqipërisë për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit e gjitha e ka një shpjegim. “Jemi mbi një vijë, midis Afrikës dhe Europës, që po afrohen. Kalabria është e mbështetur në detin e lashtë të quajtur Thetis, që po fundoset duke lëshuar energjinë e tij. Deti Jon, Kalabria por dhe Apeninet italiane po afrohen drejt Adriatikut për shkak të shtyrjes nga Afrika. Është e njëjta gjë që i ndodh Lindjes, kështu që deti ulet në mënyrë të theksuar, lëshon energji në mantel duke ngrohur shkëmbinjtë që ngrihen në formën e magmës. Kjo është një zonë që merr presione nga shumë anë, jo vetëm nga Deti i Zi”, shpjegon profesori italian.

Por Antonio Moretti thotë se Italia dhe Shqipëria, megjithëse zona sizmike tepër aktive, nuk janë më të rrezikuarat. “Nga ky këndvështrim, Turqia, harku helen dhe zona që kufizon Detin e Vdekur janë më kritiket, sepse ato janë në vijën e pllakave që ndan dy kontinentet, përkatësisht bllokun aziatiko-evropian nga njëra anë dhe gadishullin Arabik së bashku me Afrikën në anën tjetër”, shpjegon Moreti. Eksperti italian thotë se kjo është çarja e dytë në botë pas asaj të San Andreas në Kaliforni, që ka shkaktuar tërmete me përmasa gjigante. “Duhet të mësohemi të jetojmë me tërmetet, duke u siguruar që të mos na i rrëzojnë më shtëpitë”, përfundon Moretti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME