Categories Lajme

Pse të blesh një vilë kur mund të blesh një fshat të tërë?

Pandemia e koronavirusit mund të ketë ndalur pjesën më të madhe të tregut global të pasurive të patundshme, por jo në Suedi, ku një fshat po shitet për 7.3 milionë dollarë.

Është Satra Brunn në periferi të Stokholmit, kryeqyteti i Suedisë, një vend ku masat karantinë janë futur pjesërisht.

Fshati mbulon gati 60 hektarë dhe 84 hektarë të tjerë tokë të pazhvilluar janë në shitje, raporton “CNBC”.

“Satra Brun dhe të gjitha pronat janë regjistruar si një kompani kapitale, që do të thotë se nuk ka kufizime për blerësit e huaj”, tha ndërmjetësi Jonas Martinson, i cili përshkroi arkitekturën e fshatit si një “udhëtim në kohë”.

Fshati daton në vitin 1700, kohë kur dr. Samuel Skrag zbuloi një burim uji në Satra dhe bleu tokën përreth. Ai pastaj ndërtoi një pus, një spital, një kishë dhe apartamente.

Kjo ishte në një kohë kur popullariteti i burimeve natyrore po rritej, sepse pirja dhe banja në ujë me cilësi të lartë besohej se kishin një efekt balancues dhe shërues në shëndetin dhe mirëqenien e njeriut.

Historia e vetive shëruese të ujit në Satra Brunn u përhap, e cila tërhoqi anëtarët e elitës lokale për të ndërtuar shtëpi verore në atë tokë.

Vizitorët janë të ftuar të pinë ujë çdo ditë. Banja të nxehta ose të ftohta u ofruan gjithashtu pasi besohet se ndihmojnë në ekuilibrin emocional.

Pastaj, në vitet 1740, toka dhe shtëpitë u blenë nga një peshkop nga qyteti i Vasteras, i cili disa vjet më vonë i la ato në Universitetin Uppsala, një nga universitetet më të mira në Suedi.

Në vitin 2002, universiteti e shiti Satra Brun te një grup prej 16 sipërmarrësve vendas, dhe fshati që prej asaj kohe është drejtuar si një vend për turizëm në banjë.

Që nga viti 2015, një fabrikë shishesh po funksionon në fshat, i cili përfshihet gjithashtu në shitje. Është një nga shtatë burimet që merr çmimet më të larta për pastërtinë e ujit në Suedi. Sot.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME