Categories Lifestyle

Pse tek disa fëmijë vonohet të folurit?

Të folurit, si të gjitha etapat e tjera të rritjes, është proces i gjatë, i ngadalshëm që fillon qysh muajt e parë.

Megjithatë njihen disa luhatje të pranueshme, por që nuk mund të quhen normale e duhet dyshuar për prapambetje në të folur. Një situatë për shembull është kur fëmija ka bërë dy vjeç dhe nuk arrin të thotë dy fjalë të lidhura bashkë.

Në këtë rast duhet një bashkëpunim i mirë me mjekët specialistë, pediatër, otojatër, neurolog etj. Shkaqet mund të jenë nga më të ndryshmet, që nga zhvillimi i ulët mendor, mungesa e ‘ngrohtësisë’, ulja e dëgjimit, autizmi, skizofrenia etj. T

ë folurit mund të ndihmohet duke ‘bashkëbiseduar’ shpesh me zë të ëmbël e të ngadalshëm. Shoqërimi me fëmijë të tjerë ndihmon gjithashtu në pasurimin e fjalorit.

Kur arrin të flasë, asnjëherë mos e ndërprisni për korrigjimin e gabimeve. Komunikoni me fëmijët vetëm me fjalë e fjali të plota, të rregullta, pavarësisht nga kundërpërgjigja e tyre, nuk duhet të përgjigjeni me ‘fjalorin e tyre’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME