Categories Sport

PSG-Manchester United, super-sfida që “kushton” 1 miliard euro

PSG-Manchester United është një ndër sfidat më interesante të mbrëmjes së parë të Champions League. Dy klubet, që kanë në përbërje të tyre disa prej futbollistëve më të mirë në qarkullim, kanë një vlerë në merkato prej rreth 1 miliard eurosh.

11 futbollistët që Paris Saint-Germain  pritet të zbresë sot në fushë kanë një vlerë merkatoje prej 534 milionë eurosh, 34,5 më shumë se ajo e “Djajve të Kuq”, raporton Ora News. Kylian Mbappé (180 M €) dhe Neymar (128 M €) janë dy futbollistët më të shtrenjtë të parizienëve dhe jo vetëm.

Marquinhos (70 milion €) dhe Presnel Kimpembe (35 milion €), Alessandro Florenzi (12.5 milion €), Keylor Navas (10 milion €) dhe i riu Mitchel Bakker (3.5 milion €) janë futbollistët e PSG me vlerën më të ulët në tregun e merkatos, raporton Ora News.

Sa i përket Manchester United, Paul Pogba, Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford, të gjithë të vlerësuar me 80 milionë €, janë më të shtrenjtët. Anthony Martial (60 milion €), Alex Telles (40) dhe Wan-Bissaka (40 milion €) ndjekin pas tre të parët, ndërsa Scott McTominay (22,5 milion €), Luke Shaw (22 milion €) dhe Nemanja Matic (16 M €), janë  lojtarët me vlerën më të ulët në merkato. PSG-Manchester United, e vlefshme për Grupin H të Champions League, luhet sot në ora 20.45.

mutd-psgf

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME