Categories Turizëm

“Puna në jug do të nisë shumë shpejt” Saranda do mbushet me turistë

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, tha sot se situatën e krijuar nga koronavirusi ka ndikim negativ në turizëm, por Saranda është  zonë e gjelbër dhe situata do jetë e favorshme për turistët. Duke u ndalur te turizmi, Hyseni tha se koronavirusi nuk do të ketë asnjë ndikim në sektorin e turizmit, duke shtuar se do të fillojë puna në jug shumë shpejt dhe plazhet shqiptare do të mbushen plot me shqiptarë dhe të huaj. “Le të shpresojmë që në jug të fillojë puna sa më shpejt.

Saranda fatmirësisht është zonë e gjelbër. Unë shpresoj e besoj se këtë vit, Saranda do të mbushet plot me qytetarë nga Shqipëria e jashtë saj. Unë uroj që në kulmin e sezonit të jemi në plazhe. Duhet kujdes, që të mund të shikojmë plazhet”, tha ai. Hyseni tha se masat janë të rëndësishme dhe fal tyre, Shqipëria ka regjimin më të mirë të mundshëm ndaj koronavirusit. “Masat janë të nevojshme, pasi nëse nuk merren, situata do ishte më keq. Ne kemi marrë ekspertizë nga OBSH. Shqipëria ka regjimin më të mirë të mundshëm ndaj koronavirusit”, u shpreh deputeti Hyseni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME