Categories Turizëm

Rregullore e re për plazhet, Klosi: Dy modelet e propozuara

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u shpreh se, ” nëpërmjet turizmit mund të kemi një impuls shumë pozitiv në ekonominë shqiptare. Ne ia dolëm që edhe pse në kohë të vështirë, edhe pse u duk si industri e vdekur gjatë tërmetit, dashamirësia e medieve arriti ta kthejë në një impuls edhe për industritë e tjera”. Gjatë një interviste televizive ministri Klosi tha se, ndodhemi në një situatë atipike për sa i përket turizmit por gjithsesi ne kemi përgatitur rregullore për strukturat e reja post korona për të cilat jemi mbështetur tek modelet më të mira të vendeve të tjera, siç është modeli kroat.

“Qeveria është përpjekur të vendosë rregulla të forta për të menaxhuar jetët e njerëzve. Ne flasim me disa protokolle të vendosura me objektiv shpëtimin e jetës së njerëzve. Jemi në një situatë atipike. Kemi përgatitur materialet qoftë edhe për strukturat e reja post korona. I kemi ndarë me grupet e shoqatave të operatorëve. Do të duhet të paktën një muaj që të përgatisin strukturat e tyre postcovid. Kjo është një rregullore për strukturat postcovid. Kemi shfrytëzuar modelin kroat”, tha Klosi.

Klosi theksoi se këto rregullore bazohen në disa kushte, “kushti i parë është higjiena. Trajnimi i stafit në kushtet e reja. Duhet komplet mbrojtje sa i takon lëvizjes me ashensor. Nuk mund të ketë më bufe të hapura ku të gjithë shkojnë dhe marrin ushqim. Te restorantet kërkohen hapësira të detajuara, tavolina jo më shumë se katër persona. Karrigia nga karrigia me distancë 1 metër e gjysmë. Do mendohet në fillim për të hapur restorantet në natyrë. Sa më pak shërbime të grupuara”. Gjithashtu ministri theksoi se përveç strukturave të reja postcovid të cilat do ndjekin kushtet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe në plazhe do ketë distancim social.

“Për plazhet kemi një rregullore të re masash. Kemi propozuar dy variante, por një nga modelet është distanca për çadrat 3.5 metra horizontalisht”, u shpreh ministri. Mbi paketat mbështetëse nga qeveria për shkak të pandemisë, turizmi mori një mbështetje më tepër pasi shihet si hallka kryesore e zhvillimit të ekonomisë në vend.

Mbi mbështetjen e sektorit të turizmit nga qeveria ministri Klosi tha se, “në dy paketat e qeverise turizmi mori diçka me shumë sepse është ajo degë e ekonomisë që mund të prodhojë para të reja. Padyshim që do ketë një kosto kjo punë. 2020 do jetë një biznes për mbijetesë, për të ruajtur tregun. Ndarja e pushteteve është tabu. Shteti e kaloi tatim fitimin për në 2021. Ishte kërkesa që na erdhi nga shoqatat e mëdha. Për taksat e bashkive unë nuk mund të shprehem. Subvencioni kaloi sa i përket kredive të buta 150 milionë euro që e ndihmojnë sektorin të rigjenerohet”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME