Categories Lajme

“Punoj në guzhinë…”/ Çifti italian “azil” në Vlorë: Erdhën si turistë, tani jam qytetar i Vlorës

Morena dhe Domeniko kaluan Adriatikun vitin e shkuar për të vizituar Shqipërinë.

Erdhën për turizëm por mbetën të befasuar nga natyra, klima, njerëzit dhe mikpritja  ndaj vendosën të qëndrojnë më gjatë. Eksperiencën e re jetësore e nisën në Vlorë.

Pranverën e këtij viti u njohën me dy shqiptarë, pronarë të një restoranti, të cilët i punësuan dhe sot thonë se ndihen si një familje.

Jam nga Vareze, erdha një vit e gjsymë më parë. Njoha Gerin i cili sot është si një vella për mua. Dua të kem një experiencë të re. Banoj në Vlorë, jam qytetar i Vlorës, jam i befasuar nga ky qytet dhe nuk e ndërroj më. Në Itali nuk do të kthehem më, vetëm si turist” thotë Domeniko per ABC.

 Erdhëm si turistë por vendi na pëlqeu shumë dhe vendosëm të qëndrojmë më shumë. Kemi ardhur për një experiencë të re, ndihemi mirë dhe kemi mësuar shumë gjëra” shprehet Morena.

Domeniko punon në bar ndërsa bashkëshortja e tij, Morena në kuzhinë.

 Këtu punoj në bar, në kuzhinë, jap ndihmë aty ku duhet. Këtu punoj që prej marsit dhe më pëlqen shumë, nuk e ndryshoj më si vend. Eshtë një experiencë e mirë. Fillimi nuk ishte i lehtë por u përshtata shpejt” tregon ai.

 Punoj në kuzhinë, është punë e re për mua sepse me parë nuk kisha shumë njohuri mbi kuzhinën dhe gatimet. Shqipëria është e bukur, kemi gjetur njerëz të sjellshëm” theksoi ajo.

Thonë se në Vlorë janë njohur edhe me italianë të tjerë të cilët kanë vendosur të jetojnë dhe punojnë në qytetin bregdetar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME