Categories Lajme

‘Punonin nga dy turne’, flet fqinji i 33-vjeçarit: Unë shpëtova për fat, la pas 3 fëmijë të vegjël

Një prej fqinjëve të Ruzhdi Rushitit, 33-vjeçarit që humbi jetën në minierë, ka rrëfyer për Fax News, detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Selishtë të Dibrës, ku tre persona u gjetën të pajetë në minierë. Sokol Balla rrëfen se dhe vetë atë e kishin ftuar që të shkonte të punonte brenda minierës, por nuk kishte pranuar, ndërsa tregon se 33-vjeçari Rushiti më herët mblidhte bime medicinale për të siguruar mbijetesën.

“Merrej me mbledhjen e luleve në mal, çun i mirë, hallexhi, më pati thënë dhe mua për punë në minierë, por nuk shkova. Atje flinin, ka punuar dhe më parë në minierë private. Ka qenë fati im ça ti bëjmë, më vjen keq shumë. Ka tre fëmijë, 2 çuna dhe një goc. Atë ditë që donte të shkonte më tha dhe mua, e nuk shkova, punonin me dy turne, për Zotin nuk e di për kushtet që kanë qenë atje”, shprehet Balla.

Faxweb.al mësoni më herët detaje nga trágjedia që ndodhi në një minierë në Selishtë të Dibrës, ku tre minatorë u gjetën të vdêkur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, pasi ishin shpallur të zhdukur nga familjarët e tyre.

Gazetari Enver Doçi bën me dije se kjo ka qenë një minierë e vogël, në pronësi të inxhinerit Ismail Hoxha, i cili u gjet dhe vetë i pajetë brenda në minierë, ndërkohë që kushtet e sigurisë në punë kanë lënë shumë për të dëshiruar.

“Në minierë mungonin të gjitha kushtet teknike për të punuar, pasi nuk ka pasur kontroll nga ana e specialistëve, nëse kishte shembje, si dhe mungonte tubi i ajrimit. Kjo ka qenë një minierë e vogël, punonjësit e saj kanë qenë të padeklaruar, në total mund të kenë qenë 10 persona që kanë punuar aty. Kushtet teknike në atë minierë janë zero, nëse do të ishin respektuar masat e sigurisë këta persona nuk do ta kishin humbur jetën. Miniera ka qenë në pronësi të inxhinierit Ismail Hoxha që ka humbur jetën, më kanë bërë me dije burime nga inspektoriati i punës”, u shpreh Doçi.

Pòlicia bën me dije se u gjetën trupat e shtetasve: Ismail Hoxha, 64 vjeç, banues në Peshkopi, Fatos Çesku, 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe Rushdi Rushiti, 33 vjeç, banues në Bulqizë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (E.K/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME