Categories Teknologji

Punonjësit e Apple, kundër planit për kthim në zyra, ata kërkojnë…

Punonjësit e gjigantit amerikan të teknologjisë, Apple, raportohet se kanë nisur një fushatë kundër planeve të shefit Tim Cook për kthimin në zyra. Fushata pason një letër që Cook u ka dërguar punëtorëve javën e kaluar, me kërkesën që të kthehen në zyra së paku tri ditë në javë, nisur nga shtatori.

Por, sipas një letre të brendshme, të siguruar nga ueb-faqja e lajmeve The Verge, stafi kërkon më shumë fleksibilitet, duke ua lënë individëve të vendosin nëse duan të punojnë nga shtëpia apo të dalin në zyrë.

“Gjatë vitit të kaluar, ne shpesh ndiheshim jo vetëm të padëgjuar, por ndonjëherë edhe të injoruar”, thotë letra, e cila e akuzon menaxhmentin për një “shkëputje” me punonjësit, sa i përket temës së punës në distancë. Shumë kompani e kanë bërë punën në shtëpi pranverën e vitit të kaluar, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit.

Me rënien e infektimeve në disa pjesë të botës ka nisur të rritet edhe numri i punonjësve që kthehen në zyra. Gjiganti i kërkimeve në internet Google tashmë i ka kërkuar stafit që të kthehet në zyra tre ditë në javë, nisur po ashtu nga shtatori. Por, gjigantët e tjerë të teknologjisë kanë marrë një qasje më të relaksuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME