Categories Lajme

Pushimi i çështjes, Braçe: Basha e pranoi lobimin në SHBA, po Gjykata ia shpalli fjalën të papërdorshme

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, reagoi sot pas pushimit nga Gjykata të çështjes së lobimit të PD-së në SHBA, duke u shprehur se “nuk ka gjë më të rëndë për një politikan se sa një gjykatës ta shpallë fjalën e tij të papërdorshme”.

“Për ta shfajësuar nga një akuzë e rëndë, gjykatësi i tij ka shpallur dëshmitë e tij, fjalën e Lulzim Bashës domethënë, të papërdorshme. Si mund të besohet ky njeri kur flet, pasi gjykatësi e shpall  të papërdorshëm? Bëhet fjalë për këtë deklaratë në video ku: Lulzim Basha pranon me zë e figurë, publikisht se Nik Muzin, partneri i tij, ka marrë 500 mijë dollarë nga PD përmes fondeve të mbledhura nga shqiptarë të PD-së në Amerikë. Shiheni si betohet! Shihni sa i sigurt është për faktin dhe ligjshmërinë e tij në Amerikë”, tha Braçe, duke ndarë një video të Bashës në një studio televizive.

Por, Braçe tha se gjykatësi i Bashës thotë në vendim që Nik Muzin nuk i ka marrë këto para. “Lulzim Basha ka folur para se të flasë gjykatësi. Ndaj gjykatësi, në bazë të alibisë së avokatit të Lulzim Bashës, ‘nuk kemi paguar para për Nik Muzin’, shpall të papërdorshëm Lulzim Bashën. Pra, Lulzim Basha pranon botërisht se Nik Muzin ka marrë para nga shqiptarët e PD-së në Amerikë, gjykatësi i tij thotë se dëshmia e tij është e papërdorshme sepse se ka pyetur kush e ka folur pa leje”, vijon Braçe.

Zv/kryeministri u shpreh se “duhet goditur ky sistem, pa as më të voglën brerje ndërgjegjeje”.

“Kam që dje kur lexova vendimin që qesh me lot! Si mundet njeriu politikan të kantandiset deri këtu, të delegjitimohet sa të pranoj të jetë i papërdorshëm? Si mundet njeriu gjykatës të katandiset deri këtu sa të vendosë që atë që ti thua, dëshmon, betohesh mbi të, të refuzojë ta marrë parasysh?! Ky nuk është sistem drejtësie. Ky është llum! Unë qesh, ti e ne gjithashtu, por ky llum po thellon pabarazinë para ligjit në këtë vend. E bën për politikanë nga të cilët është emëruar, fiton imunitet përmes tyre dhe, e bën edhe për kriminelë pastaj! Duhet goditur ky sistem! Pa as më të voglën brerje ndërgjegjeje, zero”, tha Braçe./m.m/j.p/atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME