Categories Lajme

Gjenden 9 armë pa leje në zyrën e shefit të rendit

Një ngjarje sk.andaloze është konsumuar në Elbasan, ku mësohet se në zyrën e shefit të rendit të këtij qytetit, janë gjendur 9 armë të tipit pistoletë të paregjistruara.

Armëve mësohet se nuk është bërë asnjë ekspertizë dhe qëndronin aty prej mëse dy vitesh. Ndërkohë që po kështu nuk dihet ku janë sekuestruar dhe ku janë përdorur.

Sipas News 24, armët ishin automatike, model 56, dhe megjithëse “flinin” në zyrën e shefit të rendit prej kohësh nuk ishin pajisur me dokumentacionin siç e parashikon ligji për sendet e sekuestruara nga policia dhe nuk u ishte bërë ekspertizë për të kuptuar nëse ishin përdorur në ngjarje kri.minale apo jo.

Për këto armë “jetime” ishin vënë në dijeni edhe drejtuesit e komisariatit, por nuk ishte marrë asnjë masë.

Para pak kohësh, shef rendi në Komisariatin e Elbasanit u emërua Faik Ruko, i cili sapo konstatoi mungesën e dokumentacionit për armët, kërkoi sqarime nga shefi që zëvendësoi Abedin Halilaj, i cili po ashtu nuk kishte dokumentacion për rastin.

Për ngjarjen është vënë në dijeni edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe është çelur një hetim I cili pritet të hedhe dritë mbi ngjarjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME