Categories Lifestyle

Putheni partnerin çdo ditë për të jetuar më gjatë

Një puthje e mirë çdo ditë e mban doktorin larg – ndonëse kjo mund t’ju duket si ekzagjerim, faktikisht është e vërtetë. Por, përveç se është një prej përvojave më të kënaqshme në jetë, puthja gjithashtu na sjell shumë përfitime tjera, madje na ndihmon të jetojmë më gjatë e më shëndetshëm.

Puthja i lehtëson alergjitë

Siç duket, një sesion puthje 30-minutësh ju ndihmon t’i reduktoni simptomat e alergjive që shkaktohen nga poleni apo pluhuri.

Puthja e largon stresin

Nëse shpesh ndiheni të stresuar, puthja është aktiviteti i përsosur për ta larguar këtë ndjenjë. Kur putheni, trupi prodhon oksitoksinë, i cili është kimikal natyral qetësues.

Puthja djegë kalori

Puthja mund t’ju ndihmojë t’i digjni deri në 120 kalori për një orë. Normalisht se ky aktivitet nuk i zëvendëson ushtrimet fizike, por sigurisht se nuk keni nevojë të brengoseni nëse keni ngrënë pak ëmbëlsirë pas darke.

Puthja ju bën të dukeni më të ri

Një puthje e mirë përfshin shumë muskuj të aktivizuar. Tonifikimi i këtyre muskujve duke u puthur ju ndihmon t’i largoni rrudhat dhe ta ngadalësoni procesin e plakjes së lëkurës, e posaçërisht afër mollëzave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME