Categories Lajme

Qeni “hero” shpëton familjen nga asfiksimi prej rrjedhjes së gazit

Një familje në Iowa të SHBA-ve u shpëtua nga helmimi me monoksid karboni pasi qeni i tyre “hero” i paralajmëroi për rrjedhjen e gazit, i cili mund të kishte rezultuar vdekjeprurës për ta. Brad Harbert, 37 vjeç, nga Ankeny, u zgjua dhe kuptoi sjelljen e pazakontë të qenit të tij që i kishte shkuar pranë shtratit dhe po hidhej në përpjekje për t’i tërhequr vëmendjen.

“Ajo thjesht po hidhej nga shtrati im dhe u kthye përsëri në shtrat. Kur u afrova, po dëgjoja një alarm dhe nuk ishte alarmi i tymit”- tha ai për WHO13, dega e NBC në Des Moines. Më tej 37-vjeçari shpjegoi se Roxy është “me të vërtetë e butë” dhe rrallëherë leh, megjithëse ai vuri në dukje se ajo ulërin kur “i kërkon të flasë”.

Harbert kuptoi se qeni i tij i dashur po reagonte ndaj detektorit të monoksidit të karbonit që po fikej. Kur u ngrit, Roxy shkoi të kontrollonte djalin e tij Jackson. Menjëherë Herbert nxorri jashtë nga shtëpia babain, djalin dhe qenin e tij dhe thirri shërbimin e zjarrfikëses. “Unë jam shumë, shumë i lumtur që kam një qen dhe shumë i lumtur që kam pikërisht atë”- tha në fund Herbert.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME