Categories Lajme

VIDEO\ U përpoqën të fitonin miliona duke kaluar ilegalisht 69 shqiptarë, ja si e pesuan

Katër persona, pjesë të një bande që trafikonin njerëz drejt Britanisë së Madhe janë burgosur për më shumë se 35 vjet. Raportohet se këta persona kanë tentuar të dërgojnë ilegalisht 69 emigrantë shqiptarë, duke përfshirë dy gra shtatzëna në Angli, nëpërmjet një anije peshkimi. Anija e peshkimi “Svanic”, e ndërtuar gati 60 vjet më parë, u kap në brigjet e Norfolk më 17 nëntor të vitit të kaluar, pasi u nis nga zona Ostend e Belgjikës, për në Britaninë e Madhe.

Një udhëtim i vetëm do të sillte më shumë se 1 milion £ për pjesëtarët e bandës dhe udhëtimet ishin planifikuar të bëheshin të paktën çdo javë, u tha në Chelmsford Crown Court. Por ekuipazhi tërhoqi vëmendjen e autoriteteve, fillimisht në brigjet e Suedisë ku anija u përplas dhe më pas në Britaninë e Madhe ku u kap me 69 emigrantë shqiptarë në bord.

Anija, e cila kishte 20 jelekë shpëtimi dhe në bord 72 persona, u shoqërua në portin ndërkombëtar të Harwich dhe anëtarët e ekuipazhit u arrestuan nga Agjencia Kombëtare e Krimit me dyshimin për kalimin e paligjshëm të emigrantëve. Hetuesit sekuestruan një laptop nga anija që u mundësoi atyre të identifikonin bandën me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që kishte planifikuar gjithçka.

69 emigrantët iu dorëzuan Forcave të Emigracionit. Pesë burra u dënuan. Mes tyre ishte 35-vjeçari Arturas Jusas, nga Lambeth, që pranoi veprën penale i cili sëbashku me katër të tjerë u shpallën fajtorë pas një gjyqi të gjatë. Jusas, së bashku me 39-vjeçarin Kfir Ivgi, nga Finchley, dhe Sergejs Kuliss, 32-vjeç nga Newham, u përshkruan nga prokurorët si ‘organizatorë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar’.

Jusas u burgos për nëntë vjet e nëntë muaj, Ivgi për 10 vjet dhe Kuliss për 9 vjet. letonez Aleksandrs Gulpe, 44 vjeç, dhe shtetasi ukrainas 57-vjeçar, Igor Kosyi, të dy të përshkruar nga prokurorët si anëtarë të ekuipazhit, u arrestuan kur anija arriti në tokë në orët e para të 18 nëntorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME