Një qen, i emërtuar si Buddy, është shpallur super-hero nga përdoruesit e rrjeteve sociale, pas publikimit të një videoje që tregon veprimin jetë-shpëtues ndaj familjes së tij. Në videon në fjalë, e cila është shpërndarë në Twitter nga një përdorues, qeni i llojit pastor gjerman shihet duke i drejtuar zjarrfikësit për tek shtëpia e familjes së tij, njofton lajmi.net.Ngjarja kishte ndodhur në një zonë veriore të Anchorage, qytet i Alaskës në SHBA, njofton NBC News. Qeni ishte dekoruar si hero duke marrë një tas qensh prej çeliku, të gdhendur “për zellin dhe ndihmën e tij”.
“Ai është heroi im”, tha pronari Ben Heinrichs, me një zë të ngjirur, sipas mediumit. “Po të mos ishte për të, ne do të kishim humbur shtëpinë tonë”. Heinrichs tha se ai ishte duke punuar në kamionin e tij kur një shkëndijë arriti tek benzina dhe u ndez, duke iu ngjitur rrobat e tij. Një burrë 23-vjeçar vrapoi jashtë për të larguar flakët duke u rrokullisur në dëborë, duke mbyllur derën për të mos përhapur flakën.
Heinrichs atëherë e kuptoi se Buddy ishte ende brenda ndërtesës që digjej dhe e liroi qenin. Heinrichs pësoi djegie të vogla në fytyrë dhe djegie të shkallës së dytë në dorën e majtë. Budi nuk ishte prekur nga zjarri. Punëtoria u shkatërrua derisa hangari u dëmtua rëndë.
This is Buddy the German Shepherd who led 1st responders to the fire that threatened his families lives. pic.twitter.com/Q2WA5cyLOS
— jamie (@gnuman1979) December 16, 2019
