Categories Lajme

Qeveria i’u rikthehet qeseve: Të mos përdoren pas 1 qershorit

Qeveria Rama i’u është rikthyer nismës për ndalimin e përdorimit të qeseve tre vite pasi u pezullua. Sipas projektligjit  që prej 1 qershorit në vend do të ndalohet prodhimi, importimi dhe hedhja në treg e qeseve plastike.

Komisioni i Veprimtarive ka nisur diskutimet ku kanë qenë prezent grupet e interesit të cilat e kanë kundërshtuar ashpër një vendim të tillë. Shoqata e ricikluesve ka argumentuar se nëse do të miratohej do të falimentonte këtë industri e cila ka investuar miliona euro në teknologji.

Projektligji parashikon penalitete të rënda për bizneset dhe qytetarët që nuk e zbatojnë. Çdo person që hedh në treg, prodhon apo importon qese plastike mbajtëse, sipas nenit 29 të ligjit dënohet me gjobë nga 1 milionë deri në 1.5 milionë lekë.

Gjobave nuk do ti shpëtojnë as qytetarët në rast se i përdorin  qeset pas 1 qershorit, sipas ligjit  ata do të penalizohen me gjobë në vlerën nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë. Këto ndryshime ligjore janë propozuar  si një masë për të ulur ndotjen nga qeset në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME