Categories Lajme

Qindra kg drogë në magazinë e mijëra bimë në parcelë: Tre në pranga, pezullohen dhe tre policë në Vlorë

Një operacion i përbashkët mes policisë së Vlorës dhe Fierit, kundër kultivimit të lëndëve narkotike, çoi në pranga 3 persona dhe pezulloi nga detyra e vuri nën hetim 3 efektivë të policisë së Vlorës. Në një njoftim për mediat, policia thotë se gjatë operacionit, në fshatin Bishan u gjetën të kultivuara mes një parcele me misër, 4930 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Po ashtu, nga kontrolli i territorit, në afërsi të kësaj parcele është zbuluar një magazinë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e lëndës narkotike. Në këtë magazinë u gjetën 198 kg lëndë narkotike në proces tharjeje, 2 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe një sasi fishekësh luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:  S. Ll., 40 vjeç dhe D. Ll., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bishan dhe D. M., 69 vjeç, banues në fshatin Bishan.

Po ashtu, policia thotë se “u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit: B. H., 61 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Bishan. Si dhe për 3 punonjës policie, të cilët edhe janë pezulluar nga detyra, konkretisht: Nënkomisar K. P., me detyrë shef i Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë; Nënkomisar F. M., me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Vlorë; Inspektor M. A., me detyrë ndihmësspecialist (SPZ) në Komisariatin e Policisë Vlorë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME