Categories Lajme

Qindra makina bllokohen në by-passin e Rrugës së Arbrit, kaos me qytetarët

Makinat e bllokuara ne by-pass u lejuan të kalojnë. Radha e makinave tashmë ka kaluar, por autoritetet bëjnë thirrje që deri të hënën të mos kalohet në këtë aks)

Rreth 200 makina kanë mbetur të bllokuara sot në drekë në Qafë Murrizë, në by-passin e Rrugës së Arbrit që lidh Zall Bastarin në Tiranë me Xibrin në Klos.
Qytetarët e kanë shpërfillur njoftimin e kompanisë “Gjoka Konstruksion”, e cila më 23 nëntor njoftonte se “Rruga e Arbrit vijon të jetë e mbyllur deri më 29 nëntor”.

“Të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, të vijojnë të frekuentojnë akset e tjera rrugore lidhëse me Tiranën deri më datë 29.11.2021, pasi RRUGA E ARBRIT VIJON TË JETË E MBYLLUR.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve deri në njoftimin e radhës për qarkullim në Rrugën e Arbrit”, – thuhej ne njoftimin e kompanisë “Gjoka Konstruksion”, të shpërndarë për median më 23 nëntor si dhe të botuar edhe në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Një lexues njoftoi sot (27 nëntor, 15:00) se në by-passin e rrugës, në Qafë Murrizë, qindra makina janë duke pritur me shpresën e hapjes së rrugës, ndërkohë që policia e ka bllokuar atë.
Disa drejtues mjetesh kanë dalë në korsinë tjetër, çka e ka bërë të pamundur edhe kthimin mbrapsht.

Policia është e pranishme në vendngjarje, por për momentin akoma nuk ka një zgjidhje. Koha e keqe me shi ka vënë në vështirësi disa udhëtarë, të cilët kanë edhe fëmijë me vete.

Qarkullimi në Rruga e Arbrit do të nisë më 29 nëntor 2021 dhe do të shkurtojë rrugën për Klos me 70 km. Nga km 0 në dalje të Tiranës deri te ura në Klos, distanca tashmë është vetëm 35 km.

15:45 – Makinat e bllokuara ne by-pass u lejuan të kalojnë. Radha e makinave tashmë ka kaluar, por autoritetet bëjnë thirrje që deri të hënën të mos kalohet në këtë aks./gazeta rruga e arbrit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME