Categories Lajme

QSUT s’bën ndërhyrje kirurgjikale për goditjet në tru, reagon ashpër Braçe: Kriminale, të nisë hetimi.

Deputeti i PS Erion Braçe, duke publikuar fjalë të tij të mbajtur më herët në Komisionin e Ekonomisë, shprehet se konkurrenca nuk ekziston më në shërbimet spitalore, duke iu referuar rastit të operacionit të aktorit Genc Fuga.

“Është tregu i shërbimeve spitalore private, qoftë ato terciare, qoftë atyre të ekzaminimeve. Është përqendruar përtej çdo limiti. Aq sa konkurrenca atje nuk ekziston më. Do të ishte shumë e rëndësishme, sa kohë ka të bëjë me shëndetin e njerëzve”, tha Braçe.

Sakaq, Braçe bën thirrje për monitorim dhe hetim urgjent.

“Sa kohë që është një treg kaq sensitiv unë mendoj që meriton monitorim dhe pa diskutim edhe hetim. Autoriteti ka bërë një hetim të mëparshëm thuajse të përgjithshëm sa i takon tregut të shërbimeve spitalore por nga dita që autoriteti ka kryer këtë hetim deri sot kanë ndodhur zhvillime të tjera. Spitalet kanë ndryshuar pronësinë, tregu është përqendruar në një dorë dhe tani meriton një hetim”, u shpreh deputeti.

Në reagimin e ashpër deputeti socialist thotë se nuk ka asgjë të gabuar që disa shërbime t’i ofrojë edhe privati, por krim është kur abuzimi sjell çmime të pajustifikuara, kushtëzuar me parapagim të shërbimit për të shpëtuar jetën.

“E gjitha kjo ne një treg që sipas “deklarimeve te veta”-imagjinoni ato reale, po i kalon 300 milionë euro është shumë, po shumë fare”, tha deputeti.

Në fund Braçe sugjeron masat e domosdoshme dhe urgjente.

“E para, duhet modernizuar shumë më shpejt sektori publik; mirëfinancuar me para që gjithnjë mungojnë-por jo për të paguar Monopolin; E dyta, duhet luftuar Monopoli dhe abuzimi me këtë pozitë në një sektor jetik; paguaj ose vdis është ‘Far ëest’, jo spital qoftë edhe privat”, tha Braçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME