Categories Lajme

Qytetarët mbajnë radhë për lotarinë e Krishtlindjeve “El Gordo”

Janë të shumtë spanjollët që kanë krijuar besimin se ky vit pandemie do u sjellë atyre fatin që u duhet për të fituar lotarinë e njohur të Krishtlindjeve, “El Gordo”. Me qindra qytetarë nisën në orët e para të së shtunës të formojnë radhë kilometrike përpara njërës prej pikave të shitjes, pasi shikohet si më fatsjellësja në gjithë Spanjën.

“Dona Manolita” operon prej më shumë se 100 vitesh në qendrën e Madridit, tani edhe nën masat e reja antikovid. “Erdha që në orën 6 të mëngjesit, ndër të parët, ndryshe radha shkon deri 4 kilometra.“ “Planifikoj që të pres në radhë tre ose katër orë të tjera, me siguri më shumë ose më pak.”

“Ardhja këtu për ne është traditë, dhe vërtet sa herë që vijmë për biletat, ky është viti i tretë, kemi pasur njëfarë fati.” Lotaria “El Gordo” konsiderohet një ndër më të vjetrat në botë, që nga 1812-a, dhe funksionon duke përzgjedhur një numër që do të rezultojë fituesi mes 0 dhe 100 mijë.

Biletat kushtojnë 200 dollarë secila ndërsa në shortin e 22 dhjetorit mendohet se do të luhen mbi 2 miliardë euro në total. Rreth 49 mijë spanjollë nuk i kanë mbijetuar dot infeksionit nga Covidi-19, ndaj për shumë prej tyre, lotaria tradicionale po shihet edhe si mundësi shprese pas një viti fatkeq.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME